
Timo Werner kur luante me Chelsea
Largimi i Timo Werner nga Bundesliga duket çështje ditësh. 29-vjeçari madje me shumë gjasa do të “braktisë” Europën për SHBA-në.
Në drejtim të tij ka ofertë nga New York Red Bulls, ekip që luan në MLS dhe që synon transferimin e Werner. Bisedimet mes palëve vazhdojnë, me lojtarin që u rikthye te Leipzig pas huazimit te Tottenham.
Gjermani mund të provojë kështu një aventurë të re në karrierën e tij, pasi te Leipzig nuk duket edhe shumë në planet e stafit të ekipit. Eksperienca e 29-vjeçarit do të shtonte vlerat te skuadra amerikane, pasi siç dihet lojtari ka luajtur me disa ekipe në Bundesligë dhe në Premier League.
View this post on Instagram
Poll