
Dinamo mori një barazim ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi”. Blutë vazhdojnë të jenë në vendin e parë në Kategorinë e Partë.
Pas barazimit Nevil Dede do të deklaronte për “Oversport” se:
Barazimi? Duhet të merrnin diçka më shumë. Morën një gol naiv, skuadra kishte pask tension. Por mendoj se skuadra bëri mjaft mirë, na e vështirësoi pak terreni. Shpërdoruam shumë. Skënderbeu një skuadër cinike dhe ashtu siç e prisnim na doli. Barazimi nuk na mërzit. Jam i lumtur se kam në skuadër lojtarë të rinj që do të bëjnë mirë.
Mendon se Dinamo i ka mundësitë të ngjitet në Superiore? Ndërtimi i kësja skuadre është themeli. Sigurisht kjo skuadër ka nevojë për përmirësim. E mira nuk ka fund dhe ne mendojmë se do të bëjmë mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën që na duhet dhe çfarë na pret.
I nervikosur? Isha i ervozuar me pjesën e parë. Por gjithçka mbaron pas 90 minutave. Jemi në luftë sportive edhe me arbitrat, por e rëndësishme është të mos kalojmë limitet dhe caqet tona.