
U largua nga Interi, si një i padëshiruar. Lojtari i Napolit, Matteo Politano u përgjigj pyetjeve të bëra nga fansat në instagram. Natyrisht, si çdo futbollist tjetër, edhe ai gjendet në karantinë. Një nga temat e prekura ishte ajo e largimit nga Milano, që duket se ka lënë gjurmë. Gjithsesi, Politano përpiqet që të jetë një profesionist si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
"Unë kam takuar shumë mbrojtës të fortë në karrierën time, e ai që më bëri përshtypje më shumë është Jordi Alba, një nga mbrojtësit me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Debutimi? Emocion i fortë, duke bërë një debutim, kuptohet që ka emocion të fortë. Idhulli im si fëmijë ka qenë gjithmonë Francesco Totti, unë u rrita në Romë dhe për mua ai ishte një pikë e madhe referimi. Nëse nuk do të kisha qenë futbollist do të kisha shkuar për të punuar me babanë tim i cili është mekanik" - shprehet Politano.