
Leo Messi zyrtarizoi kalimin e tij në Inter Miami pas eksperiencës së tij dy vjeçare me Paris Saint Germain.
Sulmuesi argjentinas vendosi të vazhdojë karrierën e tij përtej ishujve, duke pranuar ofertën e skuadrës që është në pronësi të ish-legjendës së njohur angleze, David Beckham.
Në ditët e fundit, kanë qarkulluar thashethemet se kur do ta bëj debutimin e tij, 7 herë fituesi i Topit të Artë dhe mesa duket, data 21 Korrik pritet të jetë momenti ku tifozët e argjentinasit do ta shikojnë sërish në fushë duke luajtur, në debutimin e tij përballë skuadrës meksinane Cruz Azul.
Biletat për ndeshjen debutuese të Messi-t kanë bërë çmendurinë, me çmimet që kanë arritur në 6000 dollarë, nga 1319 sa ishte çmimi fillestar.
Poll