Tenisti Novak Djokoviç nuk e mbështet vendimin e organizatorëve të Wimbledon për të dëbuar tenistët rus dhe bjellorus nga turnamenti i këtij viti, si përgjigje për pushtimin e Ukrainës. Numri një i tenisit në botë e quajti një vendim të çmendur dhe thotë se nuk është mirë kur politika përfshihet në sport.
“Gjithmonë do e dënoj luftën. Kurrë nuk do e mbështes luftën, duke qenë dhe vetë një që e ka përjetuar. E di se sa trauma të lë pas. Në Serbi të gjithë e dijmë çfarë ndodhi në 1999. Në Ballkani kemi pasur shumë lufta kohët e fundit. Gjithsesi, nuk mund ta mbështes vendimin e Ëimbledon, mendoj se është i çmendur. Kur politika përfshihet në sport, rezultati nuk është i mirë”, u shpreh Novak Djokoviç.