Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Debatet me Federatën për stadiumin, shtyhet ndeshja e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Debatet me Federatën për stadiumin, shtyhet ndeshja e Superligës

Federata e Futbollit në Kosovë ka vendosur se ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës do të shtyhet për një tjetër datë. E caktuar për nesër, dueli i javës së nëntë nuk do zhvillohet për shkak se fusha e “Fadil Vokrri” nuk është në gjendje të mirë dhe bari ka nevojë për ditë që të vijë në kushte optimale.

“FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina - Trepça '89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave.

Kjo ndeshje ishte paraprë të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri' në Prishtinë të dielën.

Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës.

Se kur do të caktohet orari për t'u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë”, njofton Prishtina.

Pas debateve për stadiumin, Prishtina nuk ka dashur të luajë në tjetër fushë, duke detyruar FFK-në të shtyjë duelin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga