Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

De Rossi "kërcënon" para shortit: Askush nuk do të jetë i lumtur të përballet me Romën

Shkruar nga NEWSPORT
De Rossi "kërcënon" para shortit: Askush nuk do të

Roma ia doli të kualifikohej në çerekfinalet e Europa League edhe pse u mposht nga Brighton 1-0 në ndeshjen e kthimit. Kujtojmë që italianët triumfuan 4-0 në “Olimpico”, duke e bërë ndeshjen e dytë një sfidë statistikash.

Tashmë ekipi italian pret shortin, ku mund të përballet me ekipi kalibri si Milan, Liverpool apo Leverkusen. Por trajneri Daniele De Rossi mesa duket nuk ka frikë asnjë nga këto ekipe. Tekniku italian shprehet se janë gati të përballen me të gjithë dhe se kundërshtarët nuk do të jenë të lumtur nëse në short u bie Roma.

“Urimet u takojnë djemve që bënë pjesën më të madhe të punës në ndeshjen e parë. Zhvilluam një sfidë ku ishim të vëmendshëm dhe treguam personalitet. Ne mund të kishim bërë më mirë nëse do të përfitonim nga kundërsulmet, por në vend të kësaj ne luajtëm me topa të gjatë. Tashmë kemi pasur dy ture të vështira dhe jemi gati të përballemi me të gjithë. Askush nuk do të jetë i lumtur të përballet me Romën”, është shprehur De Rossi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga