Valentino Rossi ka mbërritur në Holandë, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së kampionatit të Moto GP. Në pistën e Assen, piloti italian do të tentojë të korrë suksesin e tretë sezonal, për të ngushtuar diferencën me rivalët e tij në renditje. Pas triumfit dy javë më parë në Barcelonë, Rossi kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, të ruajë qetësinë dhe të synojë një tjetër sukses.
[caption id="attachment_8390" align="alignleft" width="300"] Piloti italian, Valentino Rossi[/caption]
Të dielën do të zhvillohet gara e radhës e kampionatit të Moto GP. Italiani Valentino Rossi do të tentojë suksesin e radhës në pistën e Assen për të ngushtuar diferencën e pikëve me rivalët në renditje. Dy javë më parë ai triumfoi në pistën e Barcelonës, ndërsa dëshiron që të arrijë një tjetër sukses. “Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Më pas do të shoh se çfarë do të ndodhë. Në Spanjë gjërat shkuan mirë, ndaj shpresoj që edhe në Holandë të ndodhë kështu”.
“E shfrytëzova këtë pushim mes garave për të pushuar pak dhe tani jam gati për garën e ardhshme. Më pëlqen të garoj në pistën e Assen, është një nga të preferuarat e mia. Por kam vënë re që çdo garë këtë vit ka qenë e hapur deri në kthesën e fundit, ndaj kam përshtypjen se kjo do të përsëritet edhe këtu”, shtoi Rossi duke treguar se ka besim se mund t'ia dalë në këtë garë. Italiani në Assen ka fituar 9 gara në Assen, nga të cilat 7 herë në Moto GP. “E rëndësishme është të jemi të shpejtë gjatë garës. Po kaloj një moment të mirë dhe shpresoj që kjo të më ndihmojë edhe në garën e radhës”.