Napoli u shpall kampion dhe “arkitekti” i skuadrës është padisktim Luciano Spalletti. Italiani do të ndajë rrugët në fund të sezonit me kampionët e Serie A dhe tashmë De Laurentiis është në kërkim të një timonieri të ri.
Kreu i napolitanëve nuk ka vonuar dhe duket se në Portugali ka gjetur zëvendësuesin e Spallettit. Bëhet fjalë për Sergio Canceiçao, i cili u rendit në vendin e dytë në kampionatin portugez me skuadrën e Portos.
Javë vendimtare pritet për Napolin, ku duhet të vendosë për timonierin që do t’i besohet skuadra për sezonin e ri, për të nisur më pas nga punë për të konsoliduar grupin e lojtarëve.
[caption id="attachment_694756" align="alignnone" width="1024"] Sergio Canceiçao[/caption]