
David de Gea do të largohet nga “Old Trafford” në fund të këtij sezonit. Gardiani i portës nuk pranon dy kushtet e United për të qëndruar. Ulja e pagës dhe heqja e fanelës së titullarit bëjnë që De Gea të shikojë për një mundësi tjetër në merkaton e verës.
Sipas “Daily Mail”, skuadra naglze ka nisur nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi dhe “grepat” janë hedhur pikërisht në Premier League.
Drejtuesit pëlqejnë Jordan Pickford. Everton po lufton për qëndrimin në Premier League dhe e ardhmja e gardianit pritet të jetë larg “Goodison Park”.
Pickford ka luajtur 35 ndeshje, në të cilat ka pësuar 56 gola dhe ka mbajtur shtatë herë portën e pastër.
Poll