
Në Itali është shtuar ndjeshëm interesi i ekipeve nga kampionati në Amerikë, MLS. Pas idesë për kalimin e trajnerit të Ancelotit pranë skuadrës së Inter Miami, tashmë në radarin e këtyre të fundit ka përfunduar dhe një futbollist.
Ekipi i drejtuar nga David Beckham, është duke mbajtur në vëzhgim sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic, të cilit I ka mbetur vetëm një opsion tek torinezët, largimi.
Sipas mediave italiane, për kroatin klubi i Inter Miami pritet të ofroj 10 milion euro. Një shifër kjo e kënaqshme për Juventusin duke parë se tashmë Mandzukic pret vetëm largimin.
Poll