
Gjiganti gjerman, Bayern Munich, i cili është një ndër ekipet me ecuri pozitive ekonomike në kampionatin gjerman, ka bërë me dije se ka refuzuar ofertën e majme të Real Madridit për David Alaban.
Sipas të përditshmes "AS", Bayern ka refuzuar 65 milionë euro për mbrojtësin e majtë. Zidane kishte kërkuar austriakun në skuadrën e tyre, por për herë të dytë Bayern refuzon ofertën e madrilenëve, pasi më parë kishin ofruar 50 milionë euro. Rummenigge ka njoftuar edhe agjentin e lojtarit për refuzimin e ofertës, pasi Bayern nuk do të lejojë largimin e 26 vjeçarit nga "Allianz Arena".
Poll