Merkato e Kukësit prej gati dy vitesh është përqendruar në tregun brazilian. Sezonin e shkuar afruan 8 lojtarë, ndërsa federuan për të marrë pjesë në kampionat 6 prej tyre. Por, edhe këtë vit duket se “dashuria” e verilindorëve me brazilianët nuk do të përfundojë. Synimet janë që të afrojnë 2 lojtarë. Për momentin burime pranë skuadrës bëjnë me dije se një mesfushor organizator dhe një tjetër që luan në qendër të sulmit janë drejt akordit.
[caption id="attachment_4844" align="alignleft" width="300"] Stërvitja e portierëve të Kukësit[/caption]
Emrat nuk bëhen të ditur, mirëpo mësohet se janë prerë biletat që ata të udhëtojnë nga Brazili drejt Shqipërisë. Ndoshta mbërrijnë pas dy ditësh, në mënyrë që të federohen për të qenë pjesë e grupit gjatë ndeshjeve të Turit të Parë Eliminator të Europa League.
Largimi – Portieri Kristijan Kahlina, i cili iu bashkangjit Kukësit dy ditë më parë në Maribor, nga dita e sotme nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve. Stafi teknik ka vendosur që portieri 23 vjeçar të mos vazhdojë më tej aventurën me Kukësin. Ndërkohë që Aldo Teqja është bashkangjitur me grupin, duke qenë kështu portieri i tretë, pasi Koliçi dhe Koci janë dy kryesorët e verilindorëve.