Kastriot Tusha ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga darka e organizuar me protagonistë të AF Elbasanit. Tenori i njohur i uron suksese trajnerit Nevil Dede në rrugëtimin e Elbasanit drejt elitës së futbollit shqiptar. Kastriot Tusha që mbështet vendlindjen e tij, nuk harron të falenderojë dhe presidentin Kujtim Llupa.
Postimi i Kastriot Tushës:
Një darkë me Protagonistë te AF Elbasani .
I urojme Trajnerit Nevil Dede qe te perserise dhe njeherë Sukseset e viteve 2005-2006 duke e ngritur futbollin Elbasanas ne Kategorinë Superiore dhe së shpejti pse jo dhe Kampione të Shqiperise.
Me një President si z.Kujtim Llupa çdo ëndërr bëhet realitet”, shkruhet në postimin e Kastriot Tushës.
Kujtojmë se AF Elbasani ndodhet në vendin e dytë aktualisht në Kategorinë e Parë. 2 pikë më shumë ka Bylis kryesues, teksa kujtojmë që dy vendet e para sigurojnë automatikisht ngjitjen në Superiore.
[caption id="attachment_719301" align="alignnone" width="680"] Postimi i Kastriot Tushës[/caption]