
Që nga fillimi i sezonit e deri më tani te Juventusi nuk kanë përmendur si qëllim titullin kampion, por kualifikimin në Champions League. Fjalë të tilla janë dëgjuar shpesh edhe nga trajneri i “Zonjës”, Massimiliano Allegri me këtë të fundit që e ka "injoruar" titullin kampion, ndërsa në një mënyrë tjetër ka folur kapiteni.
Danilo, mbrojtësi brazilian i Juventusit që mban edhe shiritin e kapitenit është shprehur se si fillim duan kualifikimin në Champions League, por nuk e mohon faktin që do të luftojnë deri në fund për Scudetton. Madje si objektiv, braziliani shton edhe fitimin e Kupës së Italisë.
“Klubi është i përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë financiare dhe po mendon një plan afatgjatë përsa i përket kësaj. Mendoj se ky është viti zero, një fillim i ri për ne. Dëshirojmë që të kthehemi në Champions League dhe të jemi të respektuar në të gjithë botën e futbollit. Sigurisht që edhe për titullin kampion do të luftojmë deri në fund, ashtu sin ë Kupën e Italisë”, është shprehur kapiteni i Juventusit, Danilo.