
Futbolli u trondit pak ditë më parë nga arrestimi i Dani Alvesh, i cili akuzohej për sulm seksual ndaj një gruaje në një nga lokalet e natës në Barcelonë në dhjetorin e kaluar. Menjëherë policia spanjolle mori masa dhe arrestoi brazilianin, ndërsa hetimi vazhdon.
Alves fillimisht i mohoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se ai nuk e njihte gruan në fjalë, por ndërsa dolën informacione të mëtejshme, duke përfshirë pamjet e tij me me gruan, historia e tij është ndryshuar në disa raste.
Detaje të reja vazhdojnë të dalin, me gruan që dyshohet se ka paraqitur një fustan të grisur dhe dëmtime që ka marrë kur ka tentuar të largohet.
“Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere, mendova se do të kishte një zonë tjetër VIP. Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë”, ka thënë viktima në deklaratën e saj.