
Gjykata e Barcelonës ka marrë vendimin final për Dani Alves. Ish-mbrojtësi i Barcelonës u akuzua për përdhunim nga një vajzë spanjolle. Sipas akuzës, braziliani e ka sulmuar seksualisht në banjot e një prej lokaleve të Barcelonës.
Dani Alves është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për sulm seksual. Për Alves gjithashtu është marrë vendim për 5 vite lirim të mbikëqyrur si dhe asnjë komunikim me viktimën për 9 vjet e 6 muaj. Ai gjithashtu do të paguajë kompensim prej 150 mijë eurosh dhe shpenzime ligjore.
Një fund i hidhur i një sage të gjatë akuzash, ndryshimesh dëshmie, ndarje e lot hidhërimi.
Poll