Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DALIPI nuk ka besim te FEJZULLAHI, Progni kthehet në mbrojtje

Shkruar nga NEWSPORT
DALIPI nuk ka besim te FEJZULLAHI, Progni kthehet në mbrojtje

Mungesa e Labinot Ibrahimit për shkak kartonash në ndeshjen kundër Kukësit, ka shtuar hallet te skuadra e Partizanit. Tashmë trajneri Klevis Dalipi duhet të vendosë për lojtarin e linjës së djathtë që do të hedhë në fushë të shtunën kundër verilindorëve.

Sot, në orën 10:30, të kuqtë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore, ku Dalipi ka provuar një skemë me Gerhard Prognin si mbrojtës i djathtë. Arbnor Fejzullahi është rikuperuar dhe ka nisur të marrë ngarkesën e plotë, megjithatë 25-vjeçarit i duhen minuta në këmbë për të qenë në formën që të gjithë e presin.

Dëmtimi i pësuar para disa muajsh në gju për ndeshjen e Kupës, e la mbrojtësin e njohur jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë. Tashmë ai është rikthyer, por fillimisht i duhet të stërvitet fort që të fitojë besimin e trajnerit Klevis Dalipi.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga