Mirlind Daku ka gjetur golin e radhës në Rusi. Bomberi shqiptar ka shënuar pikërisht golin e barazimit për Rubin Kazan, që doli me rezultatin 2 me 2 nga transferta e CSKA-së së Moskës.
Goli erdhi në minutën e 92’, atëherë kur më pak pritej. Daku tregoi aftësitë e tij, ndërsa dhe komentatorët u shprehën të mahnitur nga goli i sulmuesit të Kombëtares.
Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 27 të Premier League në Rusi. Rubin Kazan aktualisht mban vendin e 9 me 1 pikë më pak se CSKA.
Poll