
Curtis Jones, Abdoulaye Doucoure
Një derbi qyteti kurrsesi nuk mund të përfundojë në një mënyrë të paqshme. Everton dhe Liverpool barazuan mbrëmjen e sotme me shifrat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për kampionat.
Deri në sekondat e fundit ishin “The Reds” që udhëhiqnin takimin, por një gol i Tarkowskit në fund i shokoi të gjithë. Në përfundimin e takimit, Abdoulaye Doucoure i vendasve shkoi në drejtim të tribunës së tifozëve të Liverpool në shenjë provokimi për ta.
Këtë gjë nuk e duroi dot Curtis Jones i të kuqve, i cili nuk u përmbajt duke arritur në një përleshje me grushte kundërejt mesfushorit të Evertonit, por ishin bashkëlojtarët e ekipit që i ndanë. Të dy u ndëshkuan në fund me kartonë të kuq.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
80 milionë euro për Barçën, United tenton talentin spanjoll
PREMIER LEAGUE