Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Cungu e thotë hapur: Në Korçë për pikë, ndalim Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Cungu e thotë hapur: Në Korçë për pikë, ndalim

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu ka folur për mediat para takimit me Skënderbeun. Kreu i pankinës shkodrane ka deklaruar që skuadra e tij mund ta ndalë, edhe pse korçarët janë në vend të parë me meritë. Sipas Cungut, nuk do të jetë ndonjë çudi nëse ekipi shkodran do të dalë nga stadiumi "Skënderbeu" me pikë, pas momentit të mirë që po kalojnë.

"Natyrisht që jemi gati për këtë ndeshje. Kuptohet që do ta donim ta kishim luajtur në Shkodër, për të shfrytëzuar momentin e mirë që po kalojmë por edhe për të patur pranë tifozët tanë, megjithatë tashmë kjo nuk është një problem. Luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë por kjo nuk na trem. Edhe Vllaznia po kalon një moment të mirë dhe prandaj duhet ta shfytëzojmë atë, për të synuar rezultat pozitiv edhe ndaj Skënderbeut. Nuk do ishte çudi nëse do ta merrnim atë. Vërtetë korçarët kryesojnë me meritë kampionatin por edhe ne kemi synimet tona për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Njëfarë problemi na krijohet me mungesën e këtyre lojtarëve sepse kishim krijuar stabilitet me ta, si në krahun e majtë të mbrojtjes ashtu edhe në qendër të mesfushës. Megjithatë, skuadra është e përbërë nga 25 futbollistë dhe secili prej tyre duhet të tregojë vlerat e tyre më të mira, prandaj dhe nuk jam shumë i merakosur në këtë drejtim. E rëndësishme është që këta djem ta kuptojnë, këtë e them në bazë të statistikave që ju vetë si gazetarë keni nxjerrë, kanë barazuar një rekord 43 vjeçar të mospësimit të golave në katër ndeshjet e para të kampionat. Pse jo, këtë rekord ta çojmë edhe më tej për të ruajtur të paprekur portën tonë. Njëkohësisht, e kemi të qartë se puna jonë nuk është vetëm të mbrohemi. Duhet edhe të shohim përpara. Vërtetë kemi shënuar pak deri më tani por kjo sipas mendimit tim, nuk ka ardhur ngaqë ka ndonjë problem. Thjesht është një ngërç psikologjik që futbollistët kanë dhe mendoj se ata do ta kalojnë atë", ka përfunduar Cungu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga