Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Çudira në futbollin shqiptar, mësoni çfarë ka ndodhur sot në (ar)miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira në futbollin shqiptar, mësoni çfarë ka

Në Shqipëri ende nuk është mësuar se një ndeshje miqësore luhet për të kënaqur së pari tifozët dhe më pas trajnerët, të cilët duan që të bëjnë punë të mirë për të pasur ecuri pozitive në kampionat dhe të arrijnë rezultate.

Në Peqin miqësorja mes skuadrës vendase dhe Erzenit udhëtues ka degjeneruar në dhunë. Shkaku këtë herë nuk ka qenë ndonjë incident në fushë, por në përfundim të takimit. Gjithçka nis pas një debati mes gjyqtarëve të ndeshjes me drejtorin sportive të Erzenit, Altin Keçi. Debati me fjalë degjeneron më pas në dhunë masive.

Janë lojtarët e Erzenit që ndërhyjnë në momentin e sherrit mes drejtuesit të tyre dhe gjyqtarëve, por që më pas pala vendëse, Shkumbini ndërhyn me forca të shumta dhe gjithçka degjeneron në sherr masiv. Pra, miqësorja e Peqinit sot është kthyer në “armiqësore” mes skuadrave që do të luajnë në grupe të ndryshme në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga