Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Çudia në Serinë A/ Lacio gati të shesë Berishën për portierin e dytë të Atalantës

Shkruar nga NEWSPORT
Çudia në Serinë A/ Lacio gati të shesë Berishën

Çudia e radhës vjen nga Lacio në lidhje me dëshirat e merkatos së ekipit kryeqytetas.

Siç raporton "calcionews24", Lacio kërkon me ngulm poriterin e dytë të Atalantës, Marco Sportielo, i cili është zëvendësuesi i Berishës te skuadra bergamase.

Që nga momenti kur Berisha mbërriti tek Atalanta, Sportielo kaloi si portier i dytë dhe "gardiani" kuqezi mori rolin e titullarit.

Ndërkohë, Lacio e ka huazuar deri në fund të sezonit portierin e Kombëtares sonë te bergamasët dhe tani kanë kërkuar Sportielon duke pranuar shkëmbimin me Berishën.

Zgjedhje e çuditshme për të zëvendësuar Marketin që duket larg bardhekaltërve, duke ditur faktin se Lacio ka në pronësi Berishën dhe kërkon zëvendësin e tij te Atalanta.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga