Kristjan Asllani nuk është i lumtur te Inter. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Italia, teksa “Tuttomercato” raporton se mungesa e hapësirave në formacionin titullar, ka bërë që mesfushori të mendojë largimin.
Një “bombë” kjo që vjen në një moment kur elbasanasi ishte ndër më të përfolurit në Itali për shkak të kalimit të bujshëm nga Empoli te zikaltërit. Mungesa e Marcelo Brozoviç në fushë ka bërë që Asllani të besonte për një vend titullari.
Mirëpo trajneri Inzaghi i ka besuar më shumë Mkhitaryan para shqiptarit. Këtë sezon futbollistik, ai është aktivizuar në 8 ndeshje në të cilat nuk ka mundur të lërë gjurmë. Kujtojmë që zikaltërit kanë një marrëveshje me Empolin deri në fund të sezonit për lojtarin që ka ardhur në formë huazimi, por me detyrim blerje.