Cristiano Ronaldo është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë, i cili aktualisht mban veshur fanelën e Al Nassr në Arabinë Saudite. Tashmë portugezi është pa trajner pas largimit të Rudi Garcias.
Por çfarë kanë të përbashkët Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri, Andrea Pirlo, Ole Gunnar Solskjaer, dhe Rudi Garcia?
Të 5-të janë trajenrët e fundit përjashto këtu Ralf Rangnick dhe Erik ten Hag. 5 të parët kanë paasur në skuadër CR7-tën dhe që janë shkarkuar nga ekipi që po drejtonin në një kohë të shkurtër.
Natyrisht që nuk ka asnjë gjë të “prerë” si me thikë, por të kesh yllin portugez në skuadër padyshim që ka rritur pritshmëritë e klubeve ku ai ka luajtur në 4 vitet e fundit dhe ka rritur presionin mbi trajnerët. Fernando Santos e pagoi gjithashtu çmimin e tij, duke u larguar nga kombëtarja portugeze pas një Botërori zhgënjyes dhe disa grindjeve me ish-Real Madridin.
Siç duket çdo trajner që nuk ka një marrëdhënie të mirë me Ronaldon, apo ky i fundit ka pakënaqësi për mënyrën e lojës atëherë timonierët janë të destinuar të shkarkohen. I fundit është Rudi Garcia.