Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Ronaldo rikthehet në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo rikthehet në Itali

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Itali pas përfundimit të kampionatit në Arabinë Saudite dhe angazhimeve me kombëtare. Ish- sulmuesi i Juventusit tashmë po shijon pushimet e para të verës dhe ka zgjedhur Italinë si destinacion.

Portugezi u kthye më pas në Itali, duke zbritur në Olbia me një fluturim privat nga Islanda dhe do të kalojë ditë pushimi në Sardenjë mes një vile luksoze dhe një jakti në detin e bukur të Sardenjës. Për 37-vjeçarin nuk është hera e parë në ishull pasi ka kaluar pushimet verore në vitin 2008 dhe 2018 përpara përvojës së tij në Juve.

Me pak fjalë, pas rekordit të 200 ndeshjeve të arritura me Portugalinë, Ronaldo tashmë po shijon momente relaksi me Georginën dhe fëmijët e tij duke u rikthyer kështu sërish në Itali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga