
Kur Cristiano Ronaldo nënshkroi për Manchester United si një talent 17-vjeçar në 2003, do të ishte edhe fillimi I një lidhjeje të veçantë. Legjendari Sir Alex Ferguson e dinte që 35-vjeçari tani me Juventus, ishte talent dhe e mori nën drejtimin e tij.
Fergie e nxiste Ronaldon duke I rritur vetëbesimin, duke I dhënë lirinë që e lejoi të bëhej kampioni I Topit të Artë. Kjo lidhje e veçantë ka lulëzuar përgjatë viteve. Pas daljes në pension të Fergie-t, Ronaldo e ka ndjekur atë nëpër evente të ndryshme, si në çmimet Oscar, e në të njëjtën kohë Sir Alex ishte present në Euro 2016 për të mbështetur Portugalinë kundër Francës.
Ferguson e ka mbështetur Ronaldon edhe në momente të vështira familjare kur babi I Ronaldos ishte I sëmurë në spital. Ai I tha Ronaldos të shkonte tek I ati, edhe pse në momente të rëndësishme të Champions League, familja vinte e para.
Edhe për ëndrrën e tij për të luajtur me Real Madrid “babai” e mbështeti Ronaldon edhe pse mund të ishte kundër asaj skuadre, nuk i prishte dëshirat e “të birit”.
Ronaldo nuk harron të japë tributet e merituara zotërisë edhe kur për të ndërtohet një bust. Në 2012, Ronaldo ishte në video live për inagurimin e një statuje të Sir Ferguzon në Old Trafford, duke kërkuar ndjesë që nuk mund të ishte atje vetë present. Apo një rast tjetër kur Ferguson u shpall si personaliteti I vitit në Futboll nga BBC, Ronaldo nuk harroi të thoshte fjalët e tij duke e quajtur si shumë të merituar këtë titull.
Ronaldo lutej për shërimin sa më shpejt të Sir Alex, kur në 2018 ai pësoi një hemoragji cerebrale.
Sir Alex, përgëzoi familjen e Ronaldos për djalin shembullor kur Ronaldo mori për herë të dhjetë titullin “Futbollisti I Vitit në Portugali”.