
Lojërat Olimpike "Tokyo 2020" nuk do të zhvillohen këtë verë. Ka qenë kryeministri i Japonisë Shinzo Abe që ka deklaruar se është gjetur dakordësia me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar që ky event të zhvillohet në verën e 2021. Eventi ishte programuar nga 24 korriku- 9 gushtin e këtij viti.
Thomas Bach mban postin e presidentit të organizmit ndërkombëtar Olimpik, teksa kryeministri japonez ka theksuar se është gjetur gjuha e përbashkët në këtë periudhë të vështirë.
"Pas bisedës telefonike me Thomas Bach dhe kryeministrit Abe, të dy kanë rënë dakord që Lojërat Olimpike 2020 të mos anulohen dhe të mbahen vitin 2021", shkruhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit japonez.
After his telephone talks with IOC President Bach, PM Abe spoke to the press and explained that the two have agreed that the Tokyo Olympic Games would not be cancelled, and the games will be held by the summer of 2021. pic.twitter.com/ihe8To2g3R
— PM's Office of Japan (@JPN_PMO) March 24, 2020