
Situata e krijuar nga Coronavirus pritet të ndikojë edhe në merkaton e verës. Milot Rashica është futbollisti shqiptar I cili ka shpërthyer këtë sezon në Bundesligën gjermane me ekipin e tij të Werder Bremen dhe këtë sezon pritet dhe ndryshimi I skuadrës. Për 23 vjeçarin interesi vjen nga skuadra të mëdha si Dortmund, Liverpool, por dhe klube të tjera.
Menaxheri i sulmuesit, Altin Lala ka folur së fundmi për mediat gjermane mbi të ardhmen e një prej futbollistëve më të mirë të Kosovës. Lala është treguar pessimist dhe në një situatë të tillë shprehet se asgjë nuk është e sigurt.
"Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Së pari, mbetet të shihet se si do të mbyllet edicioni. Klubet kanë humbje sikurse kompanitë komerciale. Asgjë nuk mund të planifikohet tani. Në rast të transferimit në ndonjë prej klubeve italiane, franceze, spanjolle apo angleze, shuma fikse e transferimit të Rashicës është 38 milionë euro", ka thënë fillimisht Lala për ''Weser-Kurier''.