Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Conte: Ndryshimi mes Tottenham dhe Milan? Ata janë kampionë të Italisë ndërsa ne s’kemi fituar asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
Conte: Ndryshimi mes Tottenham dhe Milan? Ata janë kampionë të

Tottenham do të presë nesër në shtëpi Milanin për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ave. Anglezët e nisin në disavantazh teksa kampionët e Italisë fituan 1-0 në San Siro. Në konferencën për shtyp, foli trajneri Antonio Conte i cili do të rikthehet në stol pas një mungese të gjatë. Tekniku ndër të tjera, tregoi edhe ndryshimet mes dy skuadrave.

“Para së gjithash, ka një ndryshim të madh mes nesh dhe Milanit: ata janë kampionë të Italisë, ne nuk kemi fituar asgjë dhe nuk e kemi bërë për një kohë. Ndoshta dikush priste që Milani të ishte më afër Napolit, por Milani është gjithmonë Milan.

Ata janë në raundin e dytë të Champions League me synimin për të arritur në çerekfinale. Kur fiton, kupton rrugën që duhet të marrësh, nuk e kemi bërë ende. Kemi bërë një hap të rëndësishëm mes Conference dhe Champions, por do të duhet durim”.-tha Conte

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga