
Cecs Fabregas mund të jetë lojtari i parë që mund të largohet nga Chelsea pas ardhjes së trajnerit të ri, Antonio Conte. Mesfushori i Spanjës nuk bën pjesë në planet e Contes, që po mendon të ndërtojë një ekip të ri në "Stamford Bridge". Sipas "Daily Express", Chelsea i ka ofruar Real Madridit mesfushorin spanjoll, por këtë ofertë e kanë refuzuar madrilianët. Fabregas në Chelsea ishte transferuar nga Barcelona, duke u joshur nga oferta që kishte marrë nga Jose Mourinho, me të cilin fitoi titullin e parë në Premierligë.
Poll