
Interi po kalon një moment të mirë në kampionat, por edhe në Champions League pasi një fitore ndaj Barcelonës në shtëpi do t'i jepte kualifikimin për më tej. Trajneri Conte ka kërkuar përforcime në merkto duke parë dëmtimet e shumta. Reparti që ka më shumë nevojë për përforcime është mesfusha pasi Sensi dhe Barella janë dëmtuar dhe nuk janë ende të gatshme.
Drejtori sportiv, Beppe Marotta po punon për t'i sjellë "dhuratën" e parë Contes dhe nga ajo që bëhet e ditur në mediat italiane është Rodrigo De Paul. Mesfushori i Udinezes pritet të jetë afrimi i parë në merakto nga Interi. Udineze e vlerëson rreth 30 milionë euro kartonin e tij, por zikaltërit mund të ofrojnë 2 lojtarë të rinjë si Di Marco dhe Agoume për të ulur këtë shifër.