Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Tirana po tenton lojtarë cilësorë'', menaxheri Çomo: Do ketë surpriza, Cobbinah...

Shkruar nga NEWSPORT
''Tirana po tenton lojtarë cilësorë'',

Merkato mbetet një nga çështjet më të nxehta të futbollit. Skuadrat e Kategorisë Superiore do kërkojnë të përforcojnë ekipin, në mënyrë që të kenë sa më shumë cilësi në edicionin e ardhshëm. Në një lidhje Skype me emisionin Pressing, menaxheri i njohur, Hektor Çomo foli për bardheblutë. Ai e njeh mirë Tiranën, ndaj u tha diccka për tregun e transferimeve

''Festa mbaron të mërkurën zyrtarisht. Po punojmë për merkaton. Ekipi është i mirë, por po punojmë dhe për 3-4 ditë do të ketë surpriza.U mor një sulmues para disa ditësh, do ketë sërish sulmues dhe në mesfushë. Po shohim për një mbrojtës të djathtë. Nga Afrika, për 3-4 ditë do të merren vesh afrimet e reja. Porta? Nuk është e logjikshme ta marrim nga një kontinent tjetër.Jemi me katër të huaj, ndaj duhet vendas. Më shumë nevojë ka për qendrën e mbrojtjes dhe për para, që të zgjidhin lojën. Lika reziston, ka bërë kampionat shumë të mirë. Është nga më të mirët, edhe pse 40 vjeç. Po shohim në tregun përreth Avdijaj? Nuk besoj se u mor se është shqiptar. Ai ka të dhëna si lojtar. Ka një karrierë të mirë, me klube me emër. Në Zvicër, në Hungari, në Danimarkë.

 Meqë është shqiptar, është edhe më mirë. Merveille? Tirana do marrë pjesën e vet, kështu është bërë edhe kontrata. Kam biseda të vazhdueshme me Arbin dhe presidentin. Po tentojmë për lojtarë shumë cilësorë. Cobbinah? Po shohim disa pista, është diçka në Turqi. Gjithsesi më duhet ta them se nuk ka asgjë zyrtar'' - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga