Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Çmimi “THE BEST” përçan Realin, tifozët sulmojnë mbrojtësin madrilenë pasi votoi MESSIN dhe jo BENZEMAN

Shkruar nga NEWSPORT
Çmimi “THE BEST” përçan Realin, tifozët
Mbrëmjen e djeshme FIFA mbajti një mbrëmje gala ku u ndanë çimet e më të mirëve në të gjitha kategoritë për vitin kalendarik 2022. Pikërisht në Paris u mbaj “The Best FIFA Football Aëards”, ku për lojtarin më të mirë ishin në garë kampioni i botës, Lionel Messi, fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema dhe Kylian Mbappe. Argjentinasi u shpall lojtari më i mirë i vitit 2022, teksa ky çmim ka përçarë Real Madridin. Mbrojtësi i “Los Blancos”, David Alaba ka votuar Messin. Kapiteni i Austrisë pati të drejtën e votës dhe ai “tradhtoi” shokun e tij te madrilenët. Kjo ka bërë që tifozët e kampionëve të Spanjës dhe Europës kanë nisur të sulmojnë mbrojtësin e skuadrës së tyre. Në rrjetet sociale kanë nisur tashmë edhe hashtagun “AlabaJashtë”. Mbi 7 mijë komente janë bërë në postimin e fundit të lojtarit në Instagram, aty ku tifozët e Realit kanë shfryrë gjithë zemërimin e tyre për preferencën e 30-vjeçarit kundrejt Messit dhe jo kapitenit francez.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga