Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Çmimi “Golden Boy 2023” shkon në duart e Bellingham, anglezi surprizon me idhullin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Çmimi “Golden Boy 2023” shkon në duart e Bellingham,

Jude Bellingham është një nga lojtarët që është ktheyr menjëherë në protagonist në “Santiago Bernabeu”. Anglezi ka fituar “zemrat” e gjithë tifozëve madrilenë me paraqitjet e tij me Real Madrid.

Si shpërblim për ai ka fituar çmimin e “Golden Boy 2023” në  ceremoninë që u mbajt në Torino. Menjëherë pasi fitoi çmimin, Bellingham falenderoi të gjithë, ndërsa surprizoi jo pak duke zbuluar idhullin e tij.

Çmimi?  “Faleminderit për ftesën dhe çmimin. Është nder të jem këtu sot, ku kanë kaluar kaq shumë legjenda. Jam shumë me fat për gjithçka që kam kaluar. Është e mrekullueshme të dëgjosh reagimet e shkëlqyera të botës ndaj meje.

Për të qenë lojtari më i mirë në botë, nuk duhet vetëm të luash mirë dhe të shënosh gola, duhet të ndihmosh edhe ekipin.

Real Madrid? Reali i Madridit është skuadra më e mirë në botë, unë jam shumë mirënjohës dhe kënaqem çdo ditë që kalon, të gjithë lojtarët me të cilët luaj janë të klasit të lartë. Pritshmëritë dhe presioni janë në nivelin më të lartë, si në Madrid ashtu edhe në Angli, por unë jam shumë me fat që luaj futboll. Nëse jo, tani do të studioja në universitet. Falënderoj familjen time që më ka nxitur të luaj këtë sport që kur isha fëmijë, sepse pa futboll nuk do të isha i njëjti.

 Idhulli? Unë kam një listë shumë të gjatë idhujsh, por Ëayne Rooney kishte një ndikim të madh tek unë.”

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga