Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Sarri dha dorëheqjen, Claudio Lotito vendos pikën mbi "i"

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sarri dha dorëheqjen, Claudio Lotito vendos pikën mbi
Mauricio Sarri nuk do të jetë më trajner i Lazios. 65-vjeçari ditën e djeshme paraqiti dorëheqjen, teksa vendimi për të ardhmen e tij është marrë ditën e sotme. Në këtë mënyrë klubi italian konfirmon dorëheqjen e Sarrit, ndërsa nëpërmjet një postimi bën të ditur edhe zëvendësuesin e tij. Giovanni Martusciello që ishte ndihmës i Sarrit do të drejtojë skuadrën deri në fund të këtij sezoni. “SS Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë. Në të njëjtën kohë, klubi njofton se ka vendosur t’i besojë skuadrën Giovanni Martusciellos”, thuhet në postimin e Lazios. Kujtojmë se Sarri kishte edhe një vit kontratë me Lazion, ndërsa skuadra italiane momentalisht nuk po kalon një moment të mirë. Ky është shkaku që trajneri italian dha dorëheqjen pas humbjes me Udinesen, e cila ishte e 4-të radhaz mes kampionatit dhe Champions League.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga