
Leonardo Bonucci është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi italian do të rikthehet në Serie A, teksa tashmë pritet të mbajë veshur fanelën e Romës, duke i dhënë fund aventurës te Union Berlin.
Në një deklaratë për “The Sun” ka theksuar se në të kalaurën ka refuzuar 100 milionë euro. Kjo ofertë i ka ardhur nga Manchester City që drejtohet nga Pep Guardiola, porn ë 2016 ndoqi zemrën dhe vendosi të qëndronte te Juventusi.
“Në vitin 2016 isha afër Manchester City-t, i cili ofroi gati 100 milionë euro për Juventusin. Por, së bashku me klubin vendosa të qëndroja. Kam pasur disa biseda edhe në vitin 20217, pasi Juventusi më nxori në shitje. Por gjërat duhej të ishin kështu siç janë.
Të punoja me Guardiolën do të ishte fantastike, sepse do të më kishte lejuar të përmirësohesha, por nuk mund të ankohem. Në fakt, kam fituar shumë trofe në karrierën time.Gjithmonë kam lënë zemrën time të më udhëheqë, prandaj kam qëndruar tek Juventusi”, theksoi italiani, kampion i Europës në vitin 2021.