Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Cicmil apo Vllaznia ? Kush u tall me tifozët shkodranë ?

Shkruar nga NEWSPORT
Cicmil apo Vllaznia ? Kush u tall me tifozët shkodranë ?

Nga Denis Bajraktari

Cicmil apo Vllaznia ? Kush u tall me tifozet shkodrane ? Eshte kjo besoj pyetja qe lind pas perfundimit te ndeshjes Skenderbeu – Vllaznia. Nje ndeshje e perfolur shume ne ditet e fundit dhe mesa duket dolen parashikimet.

Cilet parashikime ? Qe Vllaznia do te toleronte ndaj korcareve ? Toleruan shkodranet ? Besoj te gjithe e dim pergjigjen.

5 ndeshjet e fundit, asnje fitore per shkodranet. Nga nje ekip qe lufton per Europen shkodranet duket se kenaqen me vendin e peste. Vetem Tirana dhe Korabi kane bere me keq se Vllaznia ne ndeshjet e fundit. Ekipi lufton me te gjitha forcat ndaj Kukesit dhe Partizanit dhe u merr nga nje barazim, ndersa “dorezohet” lehte ndaj Skenderbeut. Eshte e drejte kjo ? Kane pastaj faj kuksjanet dhe te kuqte te akuzojne ?

Nuk na ben pershtypje, sepse jemi ne kampionatin shqiptar, por deri kur duhet ti “sherbejne” korcareve ekipi i Vllaznise ? Nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille dhe as e fundit ndoshta.

Fitorja e Skenderbeut “fut” kete te fundit ne garen per titullin kampion me shume se kurre, pasi eshte vetem 1 pike larg dy kryesuesve, ndersa Vllaznia ndjen rrezikun per Europen nga Teuta me 2 pike, ndersa Luftetari vijon te kete 1 pike me shume se shkodranet.

E ka siguruar Vllaznia Europen qe vazhdon te luaje e qete ne fushen e lojes dhe te mos i bejne pershtypje humbjet apo barazimet, sic ishte edhe ai i fundit ndaj Korabit te rrezuar ne nje kategori me poshte ?

Te rikthehemi tek Cicmil. Eshte ai fajtor per kete humbje ? Cungu deklaron pas ndeshjen qe mbrojtesi malazez e ka mbyllur me Vllaznine dhe nuk do te luaje me. E cuditshme apo jo ? Nga nje nga lojtaret me te mire te shkodraneve ne dy sezonet e fundit kthehet ne nje lojtar i padobishem. Mjafton “perjashtimi” i Cicmil per te “mbuluar” ate qe ndodhi sonte ne Korce ? Besoj qe jo.

Edhe dicka tjeter. Zakonisht ne humbjet e nje skuadre pergjegjesite i merr trajneri, por tek Vllaznia Cungu rralle here e ka marre kete pergjegjesi. Pothuajse gjithmone humbja i eshte “faturuar” lojtareve. Kete ndeshje “fati” ishte me Cicmil.

Dhe ne fund. Shpresuam qe ky te ishte nje nder kampionatet me te bukur ne vitet e fundit, sic ka thene edhe Duka, por jo…. Eshte nje kampionat “fotokopje” e sezoneve te tjera. Jo vetem Vllaznia, por edhe ekipet e tjera “e prishen” garen. Luftohet ndaj nje ekipi, tolerohet ndaj nje tjetri, dhe ne fund askush nuk reagon.

E gezofshim edhe kete kampionat……

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga