Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

CHELSEA kthehet në një “market”, 8 futbollistë në RADARIN e skuadrave të Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
CHELSEA kthehet në një “market”, 8 futbollistë

Chelsea është një nga skuadrat që po vazhdon të zhgënjejë këtë sezon  në Premier League. Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit të mendojnë një revolucion në merkaton e verës, për shkak edhe të humbjeve të mëdha financiare.

Klubi londinez publikoi deklaratën e tyre vjetore financiare të hënën, duke konfirmuar një humbje rreth 130 milionë euro. Sipas “Calciomercato” raporton se situata financiare e Bluve do t’i detyrojë ata të shesin disa nga lojtarët e tyre gjatë verës, me disa klube të Serie A të interesuara.

Ruben Loftus-Cheek është një objektiv i vjetër i Milanit dhe vlen 25 milionë euro. Gjithashtu nga kuqezinjtë po monitorohet edhe Callum Hudson-Odoi që aktualisht është i huazuar te Leverkusën.

Interi i kanë vënë syrin Trevoh Calobah, një nga kandidatët për të zëvendësuar Milan Skriniar në largim. Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë i lidhur me të dyja skuadrat milaneze dhe mund të ndërpresë kontratën e tij me Blutë pas vetëm një sezoni në Stamford Bridge.

Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic janë shfaqur si objektivat e mundshëm të Milanit dhe Romës. Giallorossët ishin në bisedime me yllin maroken në janar para transferimit të Nicolo Zaniolos në Galatasaray.

Edouard Mendy është një opsion për Juventusin dhe mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi për Dusan Vlahovic edhe nëse Bianconerët nuk janë të gatshëm të shesin sulmuesin e tyre në këmbim të një lojtari tjetër.

I fundit, por jo më pak i rëndësishme, Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea nga Interi në fund të sezonit, por Beppe Marotta ka konfirmuar se Nerazzurrët mund të ulen sërish të bisedojnë me Chelsean, duke tentuar të zgjasin huazimin e sulmuesit edhe për një sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga