Chelsea është protagonist absolut në merkaton e janarit, pas nënshkrimeve të Badiashile, Joao Félix, Andrey Santos, Mudryk dhe transferimit më të fundit Madueke. Chelsea është gati te hyjë në mes Interit dhe Barcelonës per shërbimet e mesfushorit, dhe të siguroj mesfushën pasi Mount është pranë largimit nga te Blutë.
Ne tentative për të arritur negociatat me Moisés Caicedo, një nga pikat e forta të Brighton-it të Roberto De Zerbit i cili arrit një shifer jo te konsiderueshme per drejtuesit e klubit të Blutë rreth 75 milion eurove bëri që Chelsea te vendosë në radarin e tyre futbollistin 26 vjeçar.
Sipas raportimeve të gazetes The Telegraph thuhet se ky operacion do t’iu kushtoj 20-25 milionë paund ekipit londinez, e cila do ishte një levizje e zgjuar pasi lojtari ka kaluar disa muaj të vështir që në momentin kur kaloi nga Milani tek Barcelona. Një tjetër alternativë, është edhe shkëmbimi kokë më kokë me Hakim Ziyech.