
Merkato sa vjen e ndizet. Skuadrat po fillojnë të zyrtarizojnë afrimet e reja dhe shumë të tjerë priten në vijim. Chelsea dhe Inter janë dy nga këto skuadra që duket se në këtë dritare transferimesh janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
Ekipet kanë vendosur të zhvillojnë bisedime konkrete ballë për ballë dhe takimi do të zhvillohet shumë shpejt teksa janë shumë opsione në tryezë. Interi do të kërkojë Kalidou Koulibaly si objektiv prioritar. Ai konsiderohet si opsion i përsosur për mbrojtjen.
Romelu Lukaku do të jetë tema kryesore pasi Interi dëshiron ta mbajë atë por me ulje çmimi. Trevoh Chalobah gjithashtu mund të diskutohet. Chelsea do të kërkojë kushte për marrëveshjen e André Onanës , por ai nuk është portieri i vetëm në listën e Bluve.