
Chelsea edhe psë shpenzoi plot 600 milion euro gjatë sezonit 2022/23 kjo gjë nuk ndihmoi skuadrën të bënte një performancë të mirë. Ata u renditën vetëm në vendin e 12-të në kampionat duke mbetur jashtë çdo kompeticioni europian.
Pas kësaj në krye të pankinës erdhi Mauricio Pochettino, dhe tashmë ka filluar përgatitja e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ditën e sotme në ambientet e klubit u prezantua Cristopher Nkunku. Pas kësaj ata i kanë hedhur sytë nga porta.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Chelsea është vënë në ndjekje të portierit të Portos, Diogo Costa. 23-vjeçari këtë sezon regjistroi plot 41 performanca në të gjitha kompetiticionet ku e mbajti portën e pa prekur plot 20 herë.
Blutë kishin konsideruar më parë një marrëveshje me Interin për të sjellë Andre Onanën në Premier League, por interesi i tyre besohet se është ftohur disi pasi oferta e tyre fillestare prej 40 milionë funte u refuzua nga finalisti i Champions League.