Një tjetër ekip shqiptar do të zbresë sonte në fushë për të luajtur aktin e dytë të fazës së parë të Uefa Champions League.
Struga me trajner Shpëtim Duron do të presë në stadiumin e vet ekipin lituanez të Zalgiris. Një sfidë sado e rëndësisshmë por padyshim edhe e vështirë.
Në prag të kësaj sfide foli dhe vetë Duro, trajneri i kampionëve të Maqedonisë.
“Është gjithçka e hapur pavarësisht barazimit pa gola në Lituani. Zalgiris në letër në të gjithë treguesit ëshhtë favorite ndaj nesh, por në ndeshjen e parë diferencat nuk ranë shumë në sy”, tha Duro.
Poll