
Champions League “ndizet” sërish edhe mbrëmjen e sotme, teksa do të luhetn dy ssfida mjaft të rëndësishme dhe që pritet të dhurojnë spektakël. Pas Manchester Cityt dhe Real Madrid që morën fitoren mbrëmjen e djeshme, tani është radha e PSG-së, Bayern Munich dhe Lazios për të bërë të njëjtën gjë.
Do të luhet paralelisht në Itali dhe Paris në orën 21:00. Në “Olimpico” skuadra e Lazios pret Bayern Munich pë të bërë mes tyre llogaritë e fazë së 1/8-ave të Champions. Skuadra italiane do të tentojë fitoren në shtëpi, ndërsa kampionët gjermanë synojnë të bëjnë ‘autokritikën” në këtë kompeticion pas formës jo të mirë në kampionat.
Dueli tjetër do të jetë mes PSG-së dhe Real Sociedad. Parizienët janë favoritë në këtë përballje, por gjithmonë skuadrat spanjolle kanë treguar se janë një “kockë” e fortë për cilindo kundërshtarë. Këtë vit kampionët e Ligue 1 kanë më shumë se detyrim Champions League dhe kërkojnë t’i shkojnë deri në fund një kompeticioni të tillë.