
Ky është një moment i vështirë për Kosovën. Rezultatet e fundit kanë qënë zhgënjyese, e nëj nga më të ''piketuarit'' si fajtor është trajneri Bernard Challendes. Tekniku Challendes u shfaq sot para gazetarëve në prag të takimit të nesërm (20.45) në Greqi.
Ndikim kanë edhe mungesat, të cilat në kampin dardan janë të shumta. Ai e di mrië se një rezultat pozitiv do ishte diçka e mirë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë psikologjik.
''Unë nuk dua të humbas, por nuk është turp të humbim nga Greqia. Është ekip me traditë e me lojtarë të mirë dhe që ka prodhuar lojtarë të mëdhenj. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk mund të themi se mund të fitojmë gjithsesi ndaj Sllovenisë dhe Greqisë.
Të shënosh ndaj Sllovenisë nuk është e lehtë. Asnjëherë nuk mund të fitosh lehtë as kundër Moldavisë. Ne nuk mund të themi se mund ta fitojmë Ligën C dhe të kalojmë në Ligën B. Jam goxha i befasuar me kritikat e tepërta që i kemi pasur. Unë nuk jam trajner që dua të humb, por duhet t'i merrni parasysh mungesat që i kemi'' - Pohon Challandes.