
Kosova do masë forcat me Suedinë të shtunën në orën 18.00 në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2022. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i dardanëve, Bernard Challandes. Challandes vlerëson maksimalisht rivalin, teksa pranon se presioni nuk mungon. Gjithsesi, ai i di mirë vlerat e lojtarëve të tij.
"Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian.Edhe për këtë ndeshje ka presion sikurse në çdo ndeshje tjetër. Do të luajmë kundër një ekipi që në të njëjtin stadium e ka mposhtur Spanjën dhe presioni është normal jo vetëm në ekipin tonë, por çdo skuadër tjetër" - tha ai.