Vedat Muriqi është në kulmin e karrierës dhe po kalon një sezon për të mos u harruar te Mallorca në La Liga. Në 25 ndeshje këtë sezon ka shënuar 12 gola, 2 më pak se Karim Benzema dhe 6 nga Lewandowski. Në ndeshjen e fundit shkëlqeu duke shënuar një dygolësh, madje të fundit në minutën e 94’ me një penallti të fituar nga vetë ai që do t’i jepte 1 pikë të rëndësishme Mallorcas.
Sajti prestigjoz që merret me të dhënat e lojtarëve “WhoScored”, i ka bërë një vlerësim shumë të madh sulmuesit dardan teksa e ka vendosur në formacionin më të mirë të javës së fundit në 5 kampionatet më të mira të Europës. Nota 9.0 për “Piratin” që partner në sulm ka hiç më pak por Leo Messin me notën 8.6.
Poll