Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Çfarë starti! Jude Bellingham barazon rekordin e Cristiano Ronaldos me Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Çfarë starti! Jude Bellingham barazon rekordin e Cristiano Ronaldos

Jude Bellingham barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos pasi gjeti rrjetën kundër Celta Vigos të premten në mbrëmje.

Anglezi ka pushtuar La Ligan që me ndeshjet e para teksa mbrëmë arriti t’i jepte 3 pikë madrilenëve me golin e tij me kokë, të vetmin e sfidës

Seria e golave ​​të Bellingham e ka ndihmuar atë të barazohet me rekordin e Ronaldos për të shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e tij të para në La Liga. Legjenda portugeze shënoi kundër Deportivo La Coruna, Espanyol dhe një dygolësh përballë Xerez në Santiago Bernabeu në vitin 2009 pas transferimit nga Manchester United.

Bellingham ka shënuar 4 nga 6 golat e Real Madrid deri më tani dhe forma e lojtarit duket shpresdhënëse sidomos pasi Vinicius Jr. pësoi një dëmtim kundër Celta Vigos. Ish-lojtari i Borussia Dortmund u bë gjithashtu mesfushori i parë që nga Cesc Fabregas për Barcelonën në 2011 që shënoi 4 herë në 3 ndeshjet e tij të para në La Liga.

Ronaldo vazhdoi të shënonte edhe në ndeshjen e tij të katërt kundër Villarrealit dhe mbetet për t'u parë nëse Bellingham do të shënojë sërish kur të përballet me Getafen në një derbi të Madridit më 2 shtator.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga