
Rustem Hoxha është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Ballkanit. Qendëmbrojtësi i njohur ka nisur përgatitjet me ekipin suharekas. Lajmi bëhet i ditur nga klubi i Ballkanit që përmes një postimi në kanalin zyrtar tregon shtatlartin e prapavijës.
“Rustem Hoxha është rikthyer”, shkruhet në diçiturën e fotove të postuara duke marrë dhe reagimet pozitive të ndjekësve. Në këtë mënyrë trajneri Ilir Daja do të ketë në dispozicion të tij një futbollist mjaft cilësor siç është dhe Rustem Hoxha.
Eksperienca në Superiore, por jo vetëm, e bëjnë atë të rëndësishëm për organikën e teknikut kryeqytetas.
Poll