
Thirrjet me baza raciste sa vijnë e po shtohen.
Në prag të Olimpiadës së Tokios, ekipi olimpik gjerman i futbollit ka braktisur në mes miqësoren ndaj Hondurasit, pasi tifozë kanë lëshuar thirrje ndaj lojtarit me ngjyrë të Pancerave, Jordan Torunagha.
Mbrojtësi i Hertha Berlin është ndjerë keq në fushë gjatë sfidës së zhvilluar në Ëakayama të Japonisë, duke detyruar shokët e ekipit që të braktisin lojën 5 minuta para fundit.
Torunarigha, 23 vjeç, djali i ish lojtarit Ojokojo Torunarigha nga Nigeria, është përballur me abuzime raciste dhe më parë.
Ai u vu në shënjestër me brohoritje majmunësh nga disa tifozë të Schalke në një lojë për kupën gjermane në shkurt të vitit të kaluar.
Schalke u gjobit me 50,000 euro për abuzimin e tifozëve të saj.